Policia e Kosovës i ka shqiptuar tiketë aktivist serb Stefan Veljkoviq në veri, pasi refuzoi urdhrin policor gjatë aktivitetit të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, njoftoi këtë për KOHËN, derisa konfirmoi se aktivisti ka pranuar trajtim mjekësor.
Veljkoviq është përplasur me mbrojtjen e afërt të Sveçlës, derisa mbante edhe bilbil.
“I është shqiptuar një tiketë për mosrespektim të urdhrave të policit”, ka deklaruar shkurtimisht Elshani.
Veljkoviq ka deklaruar më pas se ka pësuar lëndime në buzë, për të cilën u dërgua për ekzaminim mjekësor.
Ai ka deklaruar se kishte dalë si shenjë proteste ndaj pakënaqësive që ka me autoritetet e Kosovës.
Edhe
Sveçla: Serbia të izolohet derisa Vuçiqi të marrë masa ndaj Paunoviqit
“Qytetarët na informuan se Kurti, Sveçla dhe Gazmend Hoxha (drejtor i Policisë së Kosovës) erdhën për t'u mburrur në veri të Mitrovicës, derisa po zbatohen politika antiserbe. Apartamente, shtëpi dhe toka po konfiskohen, njerëzit po shtypen, fëmijët po mbahen në paraburgim. Erdha me një bilbil si shenjë proteste civile”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi se pjesëtarë të Policisë në rroba civile e shtynë që të mos i afrohej ministrit në detyrë.
“Më goditën në kokë, më grisën bluzën, më goditën në dhëmb dhe në nofull. Gjithçka u regjistrua në telefonin tim”, ka shtuar ai për mediumin Kossev.
-
Sveçla e akuzon aktivistin e LDK-së për shkelje të heshtjes zgjedhore, partia i përgjigjet
-
Sveçla në vendin ku u kidnapua Vukashinoviqi: Autorët do të dalin para përgjegjësisë
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë
-
Rashiqi kërkon hetim për incidentin në veri