Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas plagosjes dhe rrëmbimit të qytetarit serb me shtetësi kosovare brenda territorit të Kosovës që ndodhi të shtunën.
Sveçla e quajti shkelje të rëndë të kufijve shtetërorë dhe vazhdë të politikave për frikësim dhe përndjekje ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të Vuçiqit.
“Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit. Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla në Facebook.
Në reagimin e tij, Sveçla deklaroi që është “koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë”.
Një serb dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës
Një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V. i nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur...-
Një serb dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës
-
Ish-zv.ministri Radomiroviq pretendon se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit: E bëri grupi i Radoiçiqit
-
Sveçla në vendin ku u kidnapua Vukashinoviqi: Autorët do të dalin para përgjegjësisë
-
Dy vjet pas Banjskës, Kosova e konsideron të pamjaftueshëm presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë
-
Sveçla për Luçiqin “non grata”: Nuk tolerojmë veprime apo deklarime kundër rendit tonë kushtetues