Dy zolla janë gjetur në një kompleks banesor të pabanuar në veri të Mitrovicës të hënën.
Policia ka njoftuar se këto armë të gjetura e që edhe janë sekuestruar, janë armë të prodhimit serb.
Vendi ku janë gjetur zollat ndodhet në rrugën “Anka Spaic”.
“Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra thuhet se i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin-Potok
-
Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri
-
Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri
-
Të shtëna me armë në Mitrovicë, gjenden gëzhoja të kalibrave të ndryshëm
-
Sërish gjenden armë e uniforma ushtarake serbe në veri