Armatim e uniforma ushtarake të Serbisë janë gjetur në dy lokacione në Zubin-Potok të shtunën.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, zbulimi i mjeteve ilegale në dy lokacione u bë falë bashkëpunimit dhe informacioneve të ndara nga qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmët e uniforma ushtarake serbe u gjetën në një hambar dhe në një shtëpi të braktisur në fshatin Paljevë të kësaj komune.
Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar: 1 pushkë Zastava M59, 3 fishekë 7.62 mm, 165 fishekë 7.92 mm, Uniformë ushtarake me logo të shtetit të Serbisë
Në rastin e dytë u gjetën dhe sekuestruan: 1 zollë, 2 trombllona, 2 granata dore M75, 2 armë AK-47, 9 karikator, 90 fishekë për armë të gjatë, 79 fishekë 11.53 mm , 2 thika taktike, 3 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastet nuk ka të arrestuar.
E para njoftimit të Policisë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e publikoi një video me këto armë të zbuluara.
“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element krimin”, ka shkruar Sveçla.
VIDEO: