Një person është arrestuar në Pejë për mashtrim, pasi dyshohet se ka falsifikuar emblema, nënshkrime dhe vula të Komunës së Pejës me qëllime të përfitimit.
Sipas Policisë, i dyshuari në emër të komunës ka kontaktuar qytetarë duke iu premtuar banesa, të ndara për raste sociale, dhe u ka kërkuar 800 euro për fillim të procedurave.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Pejё, mё datё 27.04.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se njё person tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nёnshkrimet dhe vulat e komunёs sё Pejёs, dhe i njëjti ka kontaktuar disa qytetar tё komunёs sё Pejёs, duke iu premtuar banesa tё cilat do tё ndahen pёr raste sociale nga komuna e Pejёs, i dyshuari ka kёrkuar tё holla nё vlёrё prej tetёqind (800) euro, me pretendimin e fillimit tё proceduarve pёr marrjen e banesës”, njoftoi Policia.
Hetuesit më 29 prill kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për këtë rast dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohen dy të dyshuar për deklarim të rrejshëm në Pejë
-
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve
-
Tentuan të shesin parcela me dokumente të falsifikuara, tre të arrestuar në veri
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në Pejë për ryshfet lidhur me votimin