Dy persona janë ndaluar në Pejë për deklarim të rrejshëm. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, sipas autorizimit nga Gjykata dhe në koordinim me prokurorin kompetent, ka hetuar këtë rast.
Në vazhdën e hetimeve Drejtoria ka siguruar dëshmi të mjaftueshme se, personat e dyshuar F.SH., (2000) dhe A.K., (2005) më datën 13.01.2026, pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit Pejë, kanë deklaruar rrejshëm, duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R., (2003).
“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve, dhe pas intervistimit prokurori kompetent ka lëshuar vendim për ndalim policor të dy personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në Pejë për ryshfet lidhur me votimin
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
Një person në Prishtinë ndalohet për deklarim të rremë nën betim
-
Falsifikoi nënshkrimet e vulat e Komunës së Pejës për t’i mashtruar qytetarët me banesa, arrestohet