Prokuroria Themelore në Pejë, ka kërkuar paraburgim ndaj dy personave të arrestuar të dielën në kuadër të procesit zgjedhor.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Marrja ose dhënia e ryshfetit lidhur me votimin”.
Bazuar në dyshimet fillestare, veprat e dyshuara janë kryer në fshatin Gorazhdevc të komunës së Pejës, pas së cilës të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me organet kompetente të zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit dhe sigurimit të provave relevante.
Në njoftim thuhet se institucioni mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, ruajtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe zbatimin e ligjit ndaj kujtdo që cenon proceset demokratike në juridiksionin e saj.
Për kërkesën e Prokurorisë për paraburgim pritet të vendosë gjykata kompetente.
-
Arrestohen dy serbë në Gorazhdec të Pejës, dyshohen për ryshfet
-
Ndalohen dy persona në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me votimin
-
Një nga personat që u dërguan në arrest shtëpiak më parë ishte kandidat për deputet
-
Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet
-
Masë paraburgimi serbëve të dyshuar për kërcënim të votuesve në Graçanicë