Dy persona janë arrestuar të shtunën në magjistralen Klinë- Mitrovicë, nën dyshimin se posedonin drogë.
Policia ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ndodhur rreth orës 21:45, ku të dyshuarit ndodheshin në një “Mercedes” ngjyrë hiri, në momentin kur janë ndaluar.
“Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Prokurori i rastit ka lëshuar vendim për ndalim të të dyshuarve për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmitë/provat e cekura në vijim: Një qese e madhe me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 4710 gram; një automjet Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore dhe dy telefona celular”, thuhet më tej në njoftim.
-
Arrestohen dy të dyshuar në Lipjan, iu gjetën konfiskuan 10 qese me marihuanë
-
Arrestohen dy persona për narkotikë, në banesën e njërit u gjetën plot substanca
-
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme e drogës në Prishtinë, arrestohen katër persona
-
Në Prishtinë arrestohen tre të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
U gjenden 82 qese marihuanë, arrestohen dy të dyshuar