Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prishtinë arrestohen tre të dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

Sipas njoftimit, të hënën, rreth orës 14:50, Policia ka pranuar një informatën se ne rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë disa persona dyshohet se janë duke bërë shitblerje të substancave narkotike.

“Sektori Qendror në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotikë ka reaguar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në tre (3) persona të dyshuar të cilët ishin në veturën e markës Tiguan ngjyre hiri me targa vendore. Personi i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme del nga vetura me një qese najloni në dorë ku dyshohej se kishte substance narkotike, i njëjti është ndaluar nga ana e policisë dhe tek i dyshuari me iniciale SH.A. janë gjetur në cilësinë e provave material 155 gramë substancave narkotike e llojit mariuhanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se te pasagjeri me inicialet B.SH., i cili ishte në veturën Tiguan janë gjetur 70 gramë substanca narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë angazhimeve policore në vendin e ngjarjes thuhet se janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Nga zyrtaret policor të antidrogës është njoftuar prokurori kompetent, ku është marr urdhër kontroll për bastisje të tri pronave – banesave të të dyshuarve, një kontroll është realizuar në rrugën “Sadik Zeneli” në Prishtinë pronë e të dyshuarit B.SH., ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 435 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, një peshore dixhitale dhe folje për paketim të substancës narkotike, ndërsa në dy lokacionet tjera nuk është gjetur diçka e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Edhe Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro Kronikë Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro

Në cilësinë e provave materiale thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë me peshë 435 gramë, një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë me peshë 80 gramë, një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë me peshë 75 gramë, një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë me peshë 70 gramë, tre telefona mobil, një peshore, folie për paketimin e substancës narkotike”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në total janë gjetur dhe sekuestruar 660 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit, thuhet se janë ndaluar për 48 orë.