Policia ka arrestuar dy të dyshuar për posedim të narkotikëve në Prishtinë.
Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar dy të dyshuarit ku gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.7 gram, ndërsa te tjetri është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshe rreth 1.9 gram.
Më pas është bastisur banesa e njërit prej tyre, ku janë gjetur sasi të tjera narkotikësh.
“Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në banesën e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.7 gram, dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 18.8 gram, katër paketime me marihuanë me peshë 5.9 gram, një vazo e mbushur me substancë të dyshuar marihuanë me peshë rreth 38.1 gram, një telefon Iphone 12, para të gatshme në vlerë rreth 45 euro, një peshore digjitale si dhe disa qese të thata dhe folje të aluminit që shërbejnë për paketimin e narkotikëve”, thuhet në raportin e PK-së.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.