Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori, që ndodhi të hënën në fshatin Mushtitsht të Suharekës.
Rasti është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.
Punëtori, 35-vjeçar, thuhet se është dërguar në emergjencën e Suharekës pa shenja jete. Ai dyshohet se ka marrë lëndime të rënda në kokë derisa po punonte.
“Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.