Një grua ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës të enjten në Viti.
Sipas Policisë ajo është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërkohë që për rastin janë arrestuar dy të dyshuar.
Ata dyshohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që e njëjta derisa ka qenë ne vendin e punës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.