Dogana e Kosovës ka ndaluar nga qarkullimi gjithsej 275 njësi lodrash për fëmijë, nën dyshimin se cenojnë të drejtat e autorit dhe pronësisë intelektuale.
Dogana ka njoftuar se ka zhvilluar 12 inspektime në tregun e brendshëm, nën dyshime për shkelje të të drejtës së autorit dhe të të drejtave të përafërta.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në koordinim të plotë si anëtarë të Task Forcës Kundër Piraterisë, Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, ka realizuar dymbëdhjetë (12) inspektime në tregun e brendshëm, nën dyshimin për shkelje të të drejtës së autorit dhe të të drejtave të përafërta. Si rezultat i këtyre inspektimeve, janë ndaluar nga qarkullimi gjithsej 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale. Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.
-
Ndalohen 38 mijë lodra prej 100 mijë eurosh në zona doganore, sekuestrohen mbi 2540 copë të tjera
-
Lodrat e dëmshme për shëndetin që u ndaluan nga Dogana në vitin 2025
-
Sekuestrohen disa produkte në treg që konsiderohen me rrezik për konsumatorin
-
Dogana ndalon mbi dy mijë palë syze dielli me marka të njohura, dyshime për falsifikim
-
Dogana asgjëson mbi 300 pako shampo të falsifikuara