Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë të mbikëqyrjes dhe inspektimit të lodrave për fëmijë, në tregun e brendshëm dhe në zonat doganore.
Si rezultat i inspektimeve të kryera në zonat doganore, janë ndaluar mbi 38,000 copë lodra për fëmijë, në vlerë prej afro 100,000 euro, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve dhe nuk kanë poseduar dokumentacionin përkatës për vendosje në tregun e brendshëm, ka njoftuar Ministria e Industrisë.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm, janë sekuestruar mbi 2,547 copë lodra për fëmijë, për të cilat është konstatuar se nuk i përmbushnin standardet e sigurisë.

-
Dogana ndalon qarkullimin e 275 njësive të lodrave, dyshohen se cenojnë të drejtat e autorit
-
Sekuestrohen disa produkte në treg që konsiderohen me rrezik për konsumatorin
-
Lodrat e dëmshme për shëndetin që u ndaluan nga Dogana në vitin 2025
-
Inspektime kundër shitjes së cigareve elektronike te të miturit, shqiptohen 3 gjoba
-
Zhvillohen 20 inspektime për shitje të cigareve në afërsi të shkollave, shqiptohen gjoba