Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se në 18 aksionet e inspektimit për parandalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit, të zhvilluara të mërkurën ka shqiptuar 3 gjoba.
Inspektimet janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Fushë Kosovë, Rahovec, Istog, Shtime dhe Podujevë.
“Në kuadër të këtyre inspektimeve, inspektorët kanë urdhëruar largimin e menjëhershëm të cigareve elektronike nga shitja në dyqanet pranë shkollave. Për mosrespektim të dispozitave ligjore dhe urdhëresave të inspektorëve, IQMT ka shqiptuar 3 gjoba, ndërsa gjatë kontrolleve janë realizuar edhe 2 sekuestrime”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Aksionet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për kontrollin e respektimit të dispozitave ligjore dhe mbrojtjen e të miturve thuhet se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha regjionet e Kosovës, siç theksohet, me qëllim të sigurimit të një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe nxënësit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në kuadër të së cilës vepron Inspektorati i Tregut u ka bërë bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve, që të raportojnë çdo rast të shitjes së cigareve elektronike te të miturit pranë institucioneve arsimore.


-
Zhvillohen 20 inspektime për shitje të cigareve në afërsi të shkollave, shqiptohen gjoba
-
Aksione inspektuese për shitjen e cigareve elektronike në afërsi të shkollave
-
Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit
-
Inspektorati i tregut në aksion për verifikim të çmimeve, masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit
-
Mbyllet një biznes në Zubin-Potok, një tjetër gjobitet me 6 mijë euro