KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Инспекции против продажба на електронски цигари на малолетници, изречени 3 казни

парична казна

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se në 18 aksionet e inspektimit për parandalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit, të zhvilluara të  mërkurën ka shqiptuar 3 gjoba. 

Inspektimet janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Fushë Kosovë, Rahovec, Istog, Shtime dhe Podujevë.

“Në kuadër të këtyre inspektimeve, inspektorët kanë urdhëruar largimin e menjëhershëm të cigareve elektronike nga shitja në dyqanet pranë shkollave. Për mosrespektim të dispozitave ligjore dhe urdhëresave të inspektorëve, IQMT ka shqiptuar 3 gjoba, ndërsa gjatë kontrolleve janë realizuar edhe 2 sekuestrime”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Aksionet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për kontrollin e respektimit të dispozitave ligjore dhe mbrojtjen e të miturve thuhet se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha regjionet e Kosovës, siç theksohet, me qëllim të sigurimit të një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe nxënësit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në kuadër të së cilës vepron Inspektorati i Tregut u ka bërë bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve, që të raportojnë çdo rast të shitjes së cigareve elektronike te të miturit pranë institucioneve arsimore.