Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se javën e fundit ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.
Në njoftim thuhet se përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët.
Në njoftim thuhet se ndaj operatorëve që kanë vepruar në kundërshtim më ligjin janë ndërmarrë masa ndëshkuese, por nuk janë dhënë detaje për numrin e operatorëve.
“Ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.
-
Inspektime kundër shitjes së cigareve elektronike te të miturit, shqiptohen 3 gjoba
-
Zhvillohen 20 inspektime për shitje të cigareve në afërsi të shkollave, shqiptohen gjoba
-
Inspektorati në terren, paralajmëron masa ndaj ciceronëve pa licencë
-
Inspektorati nis aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furra
-
Nga nesër kontrolle në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij