Inspektorati Qendror i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar aksione inspektuese me qëllim të parandalimit dhe luftimit të shitjes ilegale të cigareve elektronike për personat e mitur.
Gjatë pjesë së parë të muajit qershor, këto inspektime janë fokusuar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të shkollave.
“Kontrollet janë realizuar në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Vushtrrisë, Ferizajt dhe Vitisë, ku inspektorët kanë verifikuar respektimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit lidhur me shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme. Shkeljet e evidentuara gjatë këtyre inspektimeve janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen sipas dispozitave ligjore përkatëse”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se Inspektorati do të vazhdojë me aksione të ngjashme në të gjithë territorin e Kosovës.
-
Inspektime kundër shitjes së cigareve elektronike te të miturit, shqiptohen 3 gjoba
-
Zhvillohen 20 inspektime për shitje të cigareve në afërsi të shkollave, shqiptohen gjoba
-
Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit
-
Inspektorati i tregut në aksion për verifikim të çmimeve, masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit
-
Përdorimi i cigareve elektronike jashtë kontrollit ligjor