Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit Sh.A, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërsa e ka liruar nga akuza për vepër penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
I pandehuri Sh.A, është shpallur fajtor për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, porse i njëjti dënim me kërkesë dhe pëlqimin e të akuzuarit, i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 4000 euro, e që sipas njoftimit ky dënim do të paguhet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I njëjti i ka mundësuar një personit të pajisjet me dokumente personale me të dhëna të rrejshme në shkëmbim të parave.
-
Arrestohet zyrtari i Komunës së Kllokotit, mori pagë 7 vjet pa dalë në punë
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit në Gjakovë, mori pagë për katër vjet pa u paraqitur në punë
-
Arrestohet për ryshfet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë
-
Katër zyrtarë të arrestuar në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës
-
Arrestohet zyrtari në Gjakovë, kërkoi ryshfet për rregullimin e dokumentacionit