Një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Orikum të Vlorës të premten.
Dyshimet e para janë se burri ka vrarë gruan dhe më pas edhe veten.
“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç”, njofton policia. “Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh”.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Një çift shqiptar gjendet i vdekur në Francë, dyshohet se burri vrau gruan
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren
-
Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit