Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia po e heton rastin

Policia

Foto: Ilustrim

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren të hënën. 

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar rastin. 

“Raportohet se në banesën e tij është gjetur trupi i viktimës m/k. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.