Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren

Shiriti i Policisë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren, ndërsa rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nga autoritetet kompetente.

Sipas të dhënave të policisë, burri është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë duke vazhduar.