Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një burri në Prizren, i cili thuhet se është gjetur në një lokal pa shenja jete.
Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën, ndërkohë që është raportuar të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më 08.12.2025 është raportuar se viktima mashkull është gjetur në një lokal pa shenja jete. Ekipi i urgjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.