Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohet se janë shqiptarë

athine

Një burrë 50-vjeçar dyshohet ta ketë vrarë partneren e tij 45-vjeçare e më pas edhe vetën në Athinë. Të dy dyshohet se janë shqiptarë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se rasti ka ndodhur pas një zënke mes çiftit në korridorin e një ndërtese.

 Sipas Top Channel, arma është gjetur nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor ka konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Në ndërtesën ku u gjetën viktimat raportohet se ka kamera sigurie, të cilat kanë filmuar ngjarjen.