Një shqiptar në Itali dyshohet se e ka vrarë ish-gruan e tij dhe partnerin e saj të ri. Siç kanë raportuar mediat në Itali, rasti ka ndodhur afër Torinos. Pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë, autori ka kryer edhe vetëvrasjen duke u hedhur nga një objekt.
Sipas raportimeve, trupat e dy viktimave u gjetën këtë mëngjes në një kanal në rrugë, në një distancë jo larg nga njëri-tjetri. Vëllai i gruas që u vra ishte i pari që ka ngritur alarmin, pasi ishte shqetësuar sepse nuk kishte marrë asnjë njoftim nga motra e tij.
Sipas hetimeve fillestare, 57-vjeçari i ka sulmuar viktimat me një mjet pune, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai është ngjitur në një objekt ku punonte dhe është hedhur.
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e incidentit.
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Vetëvritet i dyshuari në Roskovec disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën
-
Tre të vrarë jashtë një restoranti në Linz të Austrisë
-
Dy persona të vdekur në 24 orë, Policia sekuestron armë nga vendngjarjet
-
Vriten burrë e grua në Lezhë