Autori i dyshuar i vrasjes së ish-vjehrrit, plagosjes së ish-vjehrrës dhe marrjes peng të ish-të fejuarës në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Shqipëri dyshohet se ka kryer vetëvrasje në veturë disa orë pasi kreu krimin të premten, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Sipas Policisë, pasi ish-e fejuara e 35-vjeçarit u lirua falë ndërhyrjes së forcave policore, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e prokurorit, vijoi për disa orë negociatat me të dyshuarin me qëllim që ai të dorëzohej.
Sipas Policisë, pavarësisht përpjekjeve intensive që nisën që në orët e para të mëngjesit, i dyshuari nuk pranoi t'u bindet thirrjeve të policisë.
“Rreth orës 16:35, ai dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit”, ka thënë Policia.
-
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
-
Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, përfundon në mbajtje
-
Gjykata zbulon detajet e vrasjes së dyfishtë: I dyshuari qëlloi gruan në veturë, pastaj kunatin
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan
-
Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë