Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan

paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e një personi tjetër në fshatin Livoç i Ultë.

Sipas njoftimit të gjykatës, rasti ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 14:21, pas një mosmarrëveshjeje për motive ende të panjohura.

I pandehuri dyshohet se fillimisht ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, N. B., derisa të dy po udhëtonin me veturë. Si pasojë e të shtënave, ajo ka humbur jetën.

Më pas, sipas dyshimeve të paraqitura në kërkesën e prokurorisë, i pandehuri është kthyer në hyrje të fshatit Livoç i Ultë, ku ndodheshin vëllai i bashkëshortes së tij, E. B., dhe dy persona të tjerë.

Ai dyshohet se ka dalë nga vetura me armë në dorë dhe u ka thënë: “Unë jetën e humba se gruan e vrava, edhe juve kam me ju vra”.

Sipas dosjes së rastit, i pandehuri më pas ka shtënë në drejtim të tyre. Njëri nga personat ka arritur të largohet pa u plagosur, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Vëllai i bashkëshortes, E. B., ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes.

Edhe Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia i gjeti të dyshuarit edhe armë të tjera në shtëpi Kronikë Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia i gjeti të dyshuarit edhe armë të tjera në shtëpi

Pas ngjarjes, i pandehuri dyshohet se e ka dërguar veturën, në të cilën ndodhej trupi i pajetë i bashkëshortes, në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, para hyrjes së emergjencës. Më pas, ai është paraqitur dhe është dorëzuar në polici.

“Më datë 09.10.2026 rreth orës 14:21 minuta, në fshatin Livoç i Ultë, i pandehuri V. R., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N. B., vëllain e bashkëshortes së tij-tani të ndjerin E. B., ka lënduar rëndë të dëmtuarin M. B. dhe i ka rrezikuar jetën të dëmtuarit R. B., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje për motive akoma të panjohura, i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit  M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta, pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “ unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra” dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Gjilan e ngarkon të pandehurin me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.