Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi bashkëshorten me vrasje dhe sulmoi me thikë axhën e saj

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim për F.K. për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor.

I pandehuri dyshohet se në shtëpinë e mikut të tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas komunikatës më 18.11.2026, për shkak të mosmarrëveshjeve me të pandehurin, ajo kishte shkuar te familja e saj, ku po atë ditë kishte pranuar një mesazh zanor nga i pandehuri, i cili e kishte kërcënuar me fjalët: “O ku je, o kom me të myt, po ku je“, ndërsa ditën kritike, në orët e para të mëngjesit, i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës dhe, duke bërtitur, i kishte kërkuar të dilte dhe të hipte në veturë. 

“Po ashtu, me të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm, përkatësisht thikë, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit axhës së bashkëshortes së tij F.Gj., në atë mënyrë që, pasi ky i fundit kishte dalë për të biseduar me të, i pandehuri, në momentin kur ai kishte hapur derën, e kishte sulmuar me thikë në fytyrë dhe, kur i dëmtuari kishte ngritur dorën për t'u mbrojtur, e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt, me ç'rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, të përshkruara në Raportin mjekësor të Shërbimit Urgjent të Spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë”, thuhet në njoftim.