Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona të vdekur në 24 orë, Policia sekuestron armë nga vendngjarjet

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Dy raste të dyshuara vetëvrasjeje janë raportuar në Polici të premten.

Në rastin e parë, një person është gjetur i vdekur në fshatin Parallovë në Novobërdë të premten, ndërsa Policia e ka cilësuar rastin si vetëvrasje. Sipas Policisë, vëllai i viktimës ka raportuar se e kishte gjetur të vdekur. 

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

“Ankuesi mashkull kosovar,  ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e PK-së.  

Kurse në Prizren, një burrë ka raportuar se gruaja e tij kishte kryer vetëvrasje, e nga vendngjarja policët po ashtu kanë sekuestruar një armë.

Edhe Vdiq një person, Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë Kronikë Vdiq një person, Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë

“Ankuesi mashkull kosovar,  raporton se gruaja e tij viktima femër kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku  është gjetur dhe konfiskuar një armë e cila dyshohet që është përdorur nga viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia.