Policia ka nisur hetim pasi një person ka vdekur të premten pasi ishte dërguar në QKUK nga Graçanica.
Policia ka gjetur në vendngjarje një pistoletë.
“Është raportuar për një mashkull kosovar të lënduar , i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular. Rreth orës 19:00 viktima i cili ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.