Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë së dielës në rajonin e Prizrenit, ndërsa në të dyja rastet dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40 në rrugën "Turgut Oezal" në Prizren, ku një grua rreth 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Ekipi i Emergjencës, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me policinë, ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas informacioneve fillestare, viktima është femër, rreth 54 vjeçe. Bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë ai.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50 në një zonë pyjore të fshatit Restelicë, në komunën e Dragashit. Atje është gjetur pa shenja jete një burrë rreth 68-vjeçar, ndërsa edhe në këtë rast ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Bytyqi.
Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar fillimin e veprimeve hetimore.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rastet janë iniciuar dhe po hetohen si "Hetim i vdekjes".