Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Arrestim

Foto Ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar në Gjakovë të mërkurën me dyshimin se ka mbajtur armë pa leje.

Sipas njoftimit policor, në vendbanimin e të dyshuari me inicialet Z.G. është kryer një kontroll ku i është gjetur një pushkë automatike e tipi kallashnikov dhe një karikator.

Pas intervistimit nga prokurori, rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje dhe po të trajtohet në procedurë të rregullt.

Image
Foto: Policia e Kosovës (PK)

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.