Një person është arrestuar në Gjilan për mbajtje të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit nga Policia, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 7.65 mm. dhe një karikator si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelor”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kontrollohen shtëpitë e 3 të dyshuarve në Gjilan, sekuestrohen armë e municion
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë në familje
-
Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë
-
Arrestohet një 22-vjeçar serb i Kosovës, i konfiskohet një pistoletë
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ekspozoi armën në kafiteri