Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi i është gjetur armë e paautorizuar.

Sipas njoftimit për media nga Policia, gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit i është gjetur një pistoletë e tipit “Bereta” me dy karikatorë dhe 26 fishekë të cilët ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.