Pesë persona janë arrestuar në fshatin Rugovë të Gjakovës për gjuajtje me armë zjarri.
Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.
Gjatë aksionit është konfiskuar një pushkë gjuetie me 77 fishekë, një armë automatike EN MP5 9X19 me 39 fishekë 7.62x39mm, një armë SA-47 me tre karikator me 56 fishekë të kal.7.62x39mm, një armë e shkurt pistoletë me dy karikator dhe 23 fishekë 9x19, një karikator i revoles 9x19 mm dhe 268 fishekë 9x19 mm si dhe disa gëzhoja.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Ndalohen tre persona në Ratkoc, sekuestrohen armë
-
Një i plagosur në Gjakovë pas një përleshjeje mes pesë personave
-
Arrestohet për detyrim një burrë në Gjakovë, dyshohet se kërkoi 280 mijë euro nga një person
-
Publikuan video duke shtënë me armë, arrestohen