Shtatë persona janë arrestuar në Gjakovë të cilët pas një mosmarrëveshjeje ishin rrahur mes vete. Por, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë, karikator, një fishek dhe katër gëzhoja.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë, një karikator, një fishekë dhe katër gëzhoja. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
-
Një i plagosur në Gjakovë pas një përleshjeje mes pesë personave
-
Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj, i përfshirë edhe një shtetas i huaj
-
Arrestohen pesë persona pas një përleshje në Ferizaj
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Katër persona ndalohen në Prishtinë pas një konflikti familjar