Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 27-vjeçari në Gjakovë i sekuestrohet një kallashnikov

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar në fshatin Bishtazhin të Gjakovës një AK 47 me një karikator pa fishekë.

Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se është arrestuar i dyshuari tek i cili është gjetur arma.

“Me datën 16.12.2022, Stacioni Policor në Gjakovë në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i informatave të pranuara nga rrugë operative dhe hetimore ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin me inicialet N.K., banues në fshatin Bishtazhin (i lindur në vitin 1995) mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë automatike AK47 me një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.