Policia e Kosova ka arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari është 73-vjeçar nga fshati Rogovë e Gjakovës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Rogovë-Gjakovë. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë e llojit EKOL, tre karikator, 22 copë fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit B. B., shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas Policisë rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.