Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Iu gjet një kallashnikov në shtëpi, arrestohet

Policia e Kosovës

Në fshatin Dobidol në Rahovec është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Në shtëpinë e tij Policia ka gjetur një kallash dhe fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK 47 dhe 21 fishekë”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm