Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kontrollit në disa lokacione të ndryshme, prona të një të dyshuari në Leposaviq dhe Vushtrri, janë gjetur e konfiskuar armë, fishekë, bomba dhe flamur me mbishkrim nxitës.
Në mesin e armëve që janë gjetur është edhe një kallashnikov.
I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
“Pas disa informatave të pranuara njësitë policore gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me 30 copë fishekë, dy bomba tymuese, një pistoletë me gaz dhe një flamur me mbishkrim ‘Kosovo je Serbia’. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në kontrollë, posedim i paautorizuar i armëve”.
-
Konfiskohen municion e pajisje ushtarake në Leposaviq
-
Policia gjen armatim e uniforma të Serbisë në Leposaviq
-
Sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy raste të ndara në Leposaviq
-
Policia në Leposaviq gjen armë, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale
-
Dhjetëra armë të konfiskuara për një ditë nga ahengje e bastisje