Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në disa shtëpi pa banorë në fshatin Llozno në Leposaviq, ka gjetur armë, fishekë e uniforma të Serbisë.
Policia këto municione i ka gjetur gjatë një patrullimi pasi hasi në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.
“Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi-pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
-
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Sekuestrohen rreth 300 fishekë dhe uniformë me logo të Serbisë në Zubin-Potok
-
Sërish gjenden armë e uniforma ushtarake serbe në veri
-
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq