Policia e Kosovës ka konfiskuar municion dhe pajisje ushtarake gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 9 shkurt 2026, rreth orës 14:29.
Gjatë kontrollit në objektin, i cili është pronë e një shtetasi serb, janë gjetur dhe sekuestruar 59 fishekë të kalibrit të panjohur, një kuti metalike, një helmetë ushtarake, një xhaketë me emblemë të Serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e jelekut antiplumb, një çantë ushtarake, dy karikatorë të armës automatike AK-47, si dhe një karikator tjetër me një fishek.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për procedura të mëtejme ligjore.
Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.
-
Sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy raste të ndara në Leposaviq
-
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Sekuestrohen armë, municion e uniformë ushtarake në Zubin-Potok
-
Sekuestrohet sërish armatim në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok