Dy persona janë arrestuar në fshatin Temeqin të Malishevës pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre u janë gjetur armë e fishekë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy shtetasve turq në Fushë-Kosovë iu gjenden armë e marihuanë, dërgohen në mbajtje
-
Gjenden armë e municion në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok
-
Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq
-
Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri
-
Arrestohen dy persona për armë, një në arrati