Një 47-vjeçar është arrestuar të hënën pasdite në Ferizaj, nën dyshimin se i është gjetur një pushkë automatike AK-47 me shtatë fishekë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari A.Q., u arrestua pas një fotografie, ku arma shihej në duart e një familjari të tij.
“Më datë 07.07.2025, rreth orës 19:30, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, pas pranimit të një informacioni, ka nisur hetimet ndaj personit A. Q., 47 vjeç, nga fshati Pleshinë e Ferizajt, nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës së zjarrit. Në një fotografi të siguruar gjatë hetimeve, arma shihej në duart e një familjari të tij”, thuhet në njoftim.
Pas kontaktit me të dyshuarin dhe ballafaqimit me provat, thuhet se ai ka pranuar se posedon armë zjarri.
“Me këtë rast, në shtëpinë e tij hetuesit dhe forenzika kanë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 7 fishekë”, është bërë e ditur tutje nga policia.
Edhe
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.
I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
-
Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj në dy raste të ndara
-
Arrestohet 20-vjeçar në Ferizaj, në një veturë vodhi një pistoletë e 21 fishekë
-
Arrestohet në Ferizaj një person për dhunë në familje, i sekuestrohet arma
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë