Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar pasi dyshohet se nga një vetuar e parkuar ka vjedhur një pistoletë, 20 fishekë dhe gjësende të tjera.
“Një qytetar kishte parkuar veturën e tij Mercedes dhe personi/persona të panjohur kishin vjedhur nga vetura një armë zjarri (pistoletë), 21 fishekë dhe gjësende tjera”, thuhet në njoftim.
Rasti i vjedhjes është raportuar më 24 dhjetor, ndërkohë që i dyshuar është arrestuar të enjten.
“Nën autorizim të prokurorit të shtetit hetuesit policorë kanë nisur hetimet dhe pas një pune intensive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë kanë arritur të identifikojnë, e më pas me datën 26.12.2024 rreth orës 19:00 e kanë arrestuar të dyshuarin E. P. ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë ne Ferizaj, ndërsa në banesën e tij janë gjetur fishekët dhe disa gjëra që i përkasin viktimës”, thuhet në njoftim.
I dyshuari thuhet se dyshohet edhe për disa vepra të tjera penale. “I dyshuari E.P. është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i cili dyshohet edhe për disa vepra tjera dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se iu gjet pushka me shtatë fishekë
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj në dy raste të ndara
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje