Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj në dy raste të ndara

Arme zjarri

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në dy raste të ndara, ka ka konfiskuar gjithsej tri armë zjarri dhe ka iniciuar procedura penale ndaj dy personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë rasti i parë ka ndodhur më 13 prill 2026, kur një 47-vjeçar është identifikuar për posedim të kundërligjshëm të armës. Ai ka bashkëpunuar me policinë dhe gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar më 15 prill 2026 në fshatin Nekodim të Ferizajt ku pas një konflikti verbal mes një 35-vjeçari dhe një 43-vjeçari, njësitet reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe të dy personat janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa rasti është trajtuar nga Njësiti i Hetimeve.

Më vonë gjatë kontrollit në shtëpinë e 35-vjeçarit janë sekuestruar një pushkë gjahu, një pistoletë me dy karikatorë dhe municion.

Në rastin e parë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në procedurë të rregullt.

Edhe Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt Kronikë 2 j. më parë Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt

Ndërsa në rastin e dytë është iniciuar rast për veprën penale “Kanosja”. 

Tutje sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve do të vazhdojë me verifikimin e dokumentacionit për armët e sekuestruara, ndërsa rasti mbetet në fazën e hetimeve.