Një rrahje mes gjashtë personave ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Ferizaj, ku është sekuestruar edhe një armë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, pesë persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një tjetër në cilësinë e viktimës.
“Nga njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kanosur viktimën dhe një armë tjetër pistoletë lodër”, thuhet në njoftim.
Një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahën për pronë tre persona në Ferizaj, njërit i konfiskohet arma
-
Policia konfiskon tri armë zjarri në Ferizaj në dy raste të ndara
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Përleshje në Ferizaj, katër të arrestuar
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë