Tre persona dyshohet se janë rrahur mes vete në Doganaj të Ferizajt.
Siç njoftohet nga Policia, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për pronë.
Pas kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur një pistoletë me 15 fishekë.
“Pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet rreth një prone, janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, ku si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, më pastaj janë intervistuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj, i përfshirë edhe një shtetas i huaj
-
Arrestohen pesë persona pas një përleshje në Ferizaj
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën