Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dielën një person për dhunë në familje dhe ia ka sekuestruar atij një armë me gjashtë fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e stacionit në Ferizaj më datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur ta arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30-vjeçare, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë, i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij