Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje. Policia e Kosovës pas bastisjes së shtëpisë së tij, ka gjetur dy armë zjarri, dy karikator, 57 fishekë e dy shufra metalike.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. Raportohet se i dyshuari ka dy armë në shtëpi. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator, 57 fishek, një këllëf i armës dhe dy shufra metalike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet: “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës”.
-
Katër persona ndalohen në Prishtinë pas një konflikti familjar
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij
-
Një 50-vjeçar në kërkim të Policisë për dhunë dhe armëmbajtje pa leje
-
Gjashtë raste të dhunës në familje, gjashtë burra të arrestuar
-
Dy të arrestuar në Prishtinë, kapen me armë zjarri dhe fishekë